Fondet publike për inceneratorët, në stinën e përmbytjeve, qeveria çon paratë e ujësjellësve për plehrat
Qeveria ka vendosur që në prag të stinës së reshjeve që rrezikojnë të përmbytin një pjesë të vendit, të heqë fondet për kanalizimet për të paguar me to koncesionarët e inceneratorëve.
Janë 179 milionë lekë ose 1.7 milionë dollarë që merren nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë, për t’u ekzekutuar si pagesa për impiantet e djegies së mbeturinave.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga zyrtarë të ministrive të linjës, me gjithë insistimin e Euronews Albania për të argumentuar rialokimin e këtyre fondeve.
Kujtojmë se kontratat për inceneratorët janë bërë objekt sulmi nga ambientalistët, shoqëria civile e opozita, jo vetëm për impaktin mjedisor, por edhe për kostot e larta dhe implikimin e njerëzve pranë pushtetit.
Qeveria pezulloi përkohësisht një pjesë të pagesave për Fierin dhe Elbasanin në prill, si pasojë e pandemisë, por në 5 qershor ishte ministri Blendi Klosi, ai që përmes vizitës tek të 3 impiantet promovoi punën në to dhe po atë javë, u ekzekutuan pagesa nga thesari për ta.
“Shqipëria nuk është e ndotur, por është e papastër nga mënyra e keqe e menaxhimit të mbetjeve. Për të gjithë ne që jemi marrë me administrim dhe politikë, ka qenë një nga turpet më të mëdha të Shqipërisë”, u shpreh më 5 qershor ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.
Por ndryshe nga ministri, organizatat mjedisore, ricikluesit, madje dhe OBSH referojnë se djegia e mbetjeve shkakton dëme të konsiderueshme për njerëzit, pasi ato çlirojnë elemente kancerogjene për trupin.
Tre inceneratorët sipas projekteve në ndërtim, parashikohet të mbledhin në total 1370 tonë mbetje në ditë, ndërsa taksapaguesit paguajnë çdo vit sipas kontratave më shumë se 10 milionë euro, pagesa që kanë nisur kur impiantet kanë qenë ende në themel. Vetëm inceneratori i Fierit, me vlerë 3.97 mld lekë, i pandërtuar ende ka vjelë nga buxheti mbi 2 mld lekë që nga viti 2016.
Lexoni gjithashtu:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut