Pacolli: Serbia do ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën por nuk do ta njohë
Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se fundi i dialogut me Serbinë i ngjan situatës në Rambuje, ku Prishtinës dhe Beogradit do u prezantohet Marrëveshja Finale, të cilën palët do duhet ta nënshkruajnë.
Në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania Pacolli thekson se Serbia mund të mos e njohë zyrtarisht Kosovën, por do t’i duhet të pranojë se nuk e pengon anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe integrimet europiane.
“Kjo që kam thënë unë që nga 2010 dhe për këtë jam kritikuar shumë, që Serbia nuk do ta njohë me marrëveshjen e nënshkruar, Kosovën. Sepse unë e njoh edhe situatën në Serbi. Serbia duhet të nënshkruajë një marrëveshje dhe ky është një fakt, por nuk do të ketë njohje. Kjo nuk do të ishte dëm i madh nëse Serbia depoziton një garanci që thotë se Serbia asnjëherë s’do ta pengojë Kosovën në integrimet në organizatat ndërkombëtare”, tha Pacolli.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta