Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

29 Maj 2026 | 21:49

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi një pallat në Rumani, ndërsa dyshimet kryesore janë se mjeti fluturues mund të ketë qenë rus. Ai solli detaje mbi reagimin dhe versionin zyrtar të Moskës lidhur me ngjarjen, duke theksuar se autoritetet ruse nuk e konsiderojnë ende të provuar origjinën e dronit.

Gazetari u ndal edhe te disa nga skenarët e mundshëm mbi incidentin, duke përmendur mundësinë që ai të jetë çorientuar gjatë operacioneve ushtarake në Ukrainë. Ai tha se sipas qëndrimit zyrtar të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, droni mund të ketë humbur orientimin për shkak të ndikimit të sistemeve kundërajrore ukrainase.

“Nuk është e thënë që droni është ukrainas. Mund të jenë tre ose katër variante. E para, që droni rus e ka goditur me qëllim Rumaninë. E dyta, që droni rus i përfshirë në luftimet në Ukrainë është çorientuar nga mjetet kundërajrore të Ukrainës dhe ka humbur orientimin duke goditur një pallat. E treta, që ukrainasit mund ta kenë përdorur dronin për qëllimet e tyre. Ka shumë dronë që bien pa shpërthyer dhe mund të ripërdoren për arsye taktike nga pala kundërshtare. Këto raste kanë ndodhur nga të dyja palët. Vetë presidenti Putin ka deklaruar se deri tani nuk është provuar që droni ka ardhur nga Rusia. Qëndrimi zyrtar i Moskës është se mund të ketë qenë një dron rus, por që është çorientuar nga ndikimi i valëve magnetike të ushtruara nga sistemet kundërajrore ukrainase. Medvedev shpreh mendimin e vet. Në fjalët e Medvedevit ka një pasqyrim të ndjenjës që ekziston tek një pjesë më radikale e elektoratit të Putinit. Ka një irritim të vazhdueshëm në Rusi për shkak të goditjeve me dronë ukrainas në territorin rus, përfshirë zonën e Balltikut dhe objekte energjetike apo ushtarake. Nga ana tjetër, pretendimet se Rusia po teston reagimin e NATO-s janë gënjeshtra absolute, sepse Rusia e di shumë mirë se në çfarë gjendje ndodhet NATO dhe çfarë është apo nuk është e aftë të bëjë. Kjo është më shumë një luftë diplomatike dhe psikologjike nga të dyja palët. Asnjërës palë nuk ia mban të sulmojë drejtpërdrejt tjetrën, sepse frika e ruan vreshtin. Rusia nuk do të dëshironte kurrë një luftë me Bashkimin Europian apo me Europën, përkundrazi”, tha ai.

Sipas tij, Moska nuk ka interes për një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të situatës me vendet europiane ndërsa theksoi se në qarqet zyrtare ruse ekziston bindja se marrëdhëniet me Europën do të normalizohen në të ardhmen, pavarësisht tensioneve aktuale të krijuara nga lufta në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026

Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë

Gazetari, Misha Pumo në një lidhje live nga Moska në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:21 | 20/06/2026