17-vjeçari i dënuar për vrasje çel në COD ekspozitën e pikturës
Një ekspozitë e pazakontë është çelur së fundmi në COD. Një i mitur i dënuar për vrasje, ka sjellë për publikun një ekspozitë pikture. Me anë të artit ai përpiqet të shpreh në mënyrën e tij edhe pendesën krimin që ka kryer.
Gjakmarrja e shtyu në moshën 16-vjeçare të hiqte dorë nga ëndrrat e tij, për të vuajtur dënimin në institutin e rehabilitimit të të miturve në Kavajë. Ndodhem në hapësirën e qendrës për hapje dhe dialog për një ekspozitë tejet të veçantë.’
Historia e tij bëri mjaft bujë një vit më parë, ai ishte vetëm 16- vjeç kur shkrehu këmbëzën për të marrë jetë duke zbatuar kodin arkaik të gjakmarrjes. Sot ai ka çel një ekspozitë të titulluar “Një klithmë gjërash të pathëna”.
“Kjo ekspozitë lindi krejt natyrshëm si rezultat i një projekti që unë mora përsipër të realizoj në institutin e rehabilitimit të të miturve në Kavajë. Ka qenë një pikturë murale dhe i mituri në fjalë është përfshirë maksimalisht në procesin e punës”, tha Albi Yzo, kurator.
Djaloshi në fjalë, nuk mund ta prezantojë vetë ekspozitën e tij dhe as ta vizitojë atë, e megjithatë punët e tij mund të shihen nga kushdo.
“Ai është i informuar pasi kjo punë ka disa muaj që vijon. Sigurisht ndoshta ai do të ishte tepër i lumtur që të ishte pjesë e aktivitetit”, u shpreh Yzo.
Punët e djaloshit në fjalë duket se riprodhojnë realitetin në të cilin jeton, atë të një vrasësi të penduar e njëherazi të një artisti me ëndrra të mëdha.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 23 të këtij muaji, për të dëshmuar se e njëjta dorë që mori një jetë mund të dhurojë art.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta