Ministri italian Luigi di Maio konfirmon mbështetjen e Italisë për integrimin dhe rindërtimin pas tërmetit

11 Dhjetor 2019 | 15:27

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio ishte ditën e sotme në Vorë, në kampin ku vijojnë të strehohen qytetarë me banesa të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai e vuri theksin te miqësia që ekziston mes dy vendeve fqinje dhe te mbështetja që Italia i jep Shqipërisë në këto ditë të vështira.

“Teksa i shpreh ngushëllimet e mia qeverisë shqiptare për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar, do të doja të theksoja edhe njëherë se ne jemi duke dhënë një ndihmesë në vlerësimin e dëmeve, jo vetëm nga pikëpamja financiare. Në bazë të këtyre vlerësimeve ne do të japim më tej ndihmesën tonë edhe nëpërmjet organizimit të konferencës të qeverive europiane për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë me sukses këtë situatë. Për t’i kthyer popullatës sigurinë dhe jetesën normale”, – tha Di Maio.

Në njërën prej çadrave u nënshkrua dhe marrëveshja e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe rastet e emergjencës.

Ministri i Jashtëm ka shprehur dhe mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

“I theksova kryeministrit mbështetjen e Italisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Italia insiston mbi nevojën e një vendimi pozitiv për të dyja vendet, për të përcaktuar edhe një datë për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe gjithashtu për një mandat për komisionin për të përgatitur kuadrin e negociatave,” – u shpreh Di Maio. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026