Gjykata Evropiane: Spanja fajtore për ndotje të lartë të dioksidit të azotit 

22 Dhjetor 2022 | 20:14

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi sot se Spanja lejoi nivelet e ndotjes së dioksidit të azotit (NO2) të tejkalojnë sistematikisht standardet e BE-së në Madrid dhe Barcelonë midis viteve 2010 dhe 2018.

Gjykata deklaroi se nivelet e dëmshme të NO2 i kaluan kufijtë në zonat ku jetojnë 7.3 milionë njerëz, pra në dy qytetet më të mëdha spanjolle dhe një zonë industriale pranë Barcelonës, raporton Reuters.

“Që nga viti 2010, Spanja nuk ka miratuar masa që do të siguronin që niveli i ndotjes të mos i kalojë standardet evropiane ose të reduktohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në vendim.
Reuters raporton se nuk është bërë e ditur se çfarë lloj dënimi mund të përcaktohet.

Kreu i departamentit të mbrojtjes së mjedisit të Barcelonës, Janet Sanz, tha se qyteti ishte i përqendruar në përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe masave të tjera për të luftuar ndotjen, dhe i takon administratës qendrore dhe rajonale të bëjnë pjesën e tyre.

“Ne kemi qenë në rrugën e duhur për tre vjet, por nuk do të ndalemi këtu”, tha ajo.

Agjencia kujton se në Madrid kjo temë është në qendër të konflikteve politike, ku kryebashkiaku José Martínez-Almeida akuzon administratën e mëparshme të qytetit se nuk po merret me ndotjen e ajrit, ndërsa opozita fajëson kryebashkiakun për anulimin e disa masave kundër ndotjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026