Gjykata e Lartë lë në qeli rusin e dyshuar për spiunazh

23 Dhjetor 2022 | 10:30

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për rusin e dyshuar për spiunazh, Mikhail Zorin.

Ai i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.

Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër, Svetlana Timofeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Ata po hetohen nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastrukturat kritike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026