Rusët përballë brigjeve shqiptare, anija qëndron disa orë mbi linjën e TAP

23 Dhjetor 2022 | 14:14

Prej disa ditësh një anije ruse patrullon në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe. Gjatë ditës së djeshme, anija ka qëndruar në pikën detare ku do të kalojë gazsjellësi TAP në Kanalin e Otrantos.

Një anije ruse ka udhëtuar ditët e fundit në Adriatik dhe Jon me një mision të papërcaktuar. Alarmi është dhënë nga mediat italiane, të cilat prej dy ditësh flasin për një situatë të pazakontë në Mesdhe.

Anija ‘Akademik Pashin’ është parë dje në Kanalin e Otrantos duke qëndruar disa orë në det të hapur. Sipas verifikimeve të hartave ujore, anija ka ndaluar në zonën ku do të kalojnë linjat e gazsjellësit Tap. Ky gazsjellës cilësohet si nyjë strategjike për rajonin, pasi lidh Ballkanin me Italinë. Gazsjellësi kalon nga Shqipëria përmes Kanalit të Otrantos drejt Italisë dhe transporton gazin nga Azebajxhani.

Ajo që ka bërë më shumë shqetësuese situatën është modeli i anijes. ‘Akademik Pashin’ është një anije speciale që përdoret për furnizimin e ushtrisë ruse. Zyrtarisht ajo përdoret si shoqëruese e anijeve të luftës në udhëtimet e gjata. Por jo zyrtarisht, kjo anije cilësohet edhe si mjet spiun për të gjurmuar aktivitetin e flotës së NATO-s dhe shteteve të tjera.

‘Akademik Pashin’ cilësohet si një nga anijet me moderne ruse. Ajo ka hyrë në shërbim në vitin 2020 dhe besohet se ka teknologji të avancuar.

Anija është nisur nga Siria, ky Rusia ka prej vitesh një bazë detare. Me pas ka udhëtuar për në Mesdhe në ujërat ndërkombëtare, duke kaluar afër Greqisë, Italisë. Pozicioni i saj i fundit është në Kanalin e Otrantos përballë Shqipërisë dhe Italisë, ku ndodhen dhe tubacionet e TAP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026