Vangjel Dule: Mesazhet që përcolli kryeministri grek në vendin
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule komentoi vizitën e kryeminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit ditën e djeshme.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se ishte se ishte një vizitë që përcolli shumë mesazhe të rëndësishme.
Sipas Dules, vizita e kryeministrit grek ishte një mësim i mirë politik për të gjithë politikanët në vendin tonë.
“Ishte një vizitë historike. Është vizita e dytë e një kryeministri të Greqisë në Himarë, Derviçan pas 31 vitesh. Ishte babai i kryeministrit grek që e vizitoi për herë të fundit. Ishte një vizitë që krahas mesazheve të tjera u vunë re dhe dy aspekte të tjera. Ishte një mësim i mirë politik për të gjithë ne politikanët, mënyra e tij e qasjes së qytetarit e komunikimit, e vëmendjes në dëgjim e thjeshtësisë dhe modestisë, mua të paktën nga ana ime më kanë surprizuar pozitivisht. Dje ishin takime dhe tubime pa asnjë lloj trysnie emocionale. Kishte spontanitet në çdo lëvizje”- tha ai.
Ai theksoi se te lideri i qeverisë greke pa një frymë europiane që duhet të karakterizojë dhe liderët e vendin tonë.
“Dje pashë dhe një frymë evropiane që duhet të na karakterizojë”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë