Ngjela paralajmëron Ramën: Çfarë do t’i ndodhë nëse bashkëpunon me Berishën
Avokati Spartak Ngjela deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama do të largohet nga pushteti nëse bashkëpunon me kryedemokratin, Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata në SHBA.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se Rama se nëse korrupsioni i lartë shtetëror nuk shkatërrohet nga SPAK-u, do të gjenden institucione të tjera.
“Ç’më duhet mua kjo? Po ka, do ikin të gjithë. Këta dy të parët janë të goditur, njëri është non-grata në Amerikë, në qoftë se Rama bën marrëveshje me non-gratan në Amerikë, ka ikur edhe Rama. Unë nuk di gjë, nuk kam pse merrem me këtë problem. Po është kaq mendjelehtë, atëherë është shumë i trembur, ka frikë nga anti-korruopsioni, të shikojmë.
Unë ju thashë që kjo çështje nuk mund të tërhiqet mbrapsht, kjo çështje ka zgjidhjen e saj vetëm me eleminimin e korrupsionit. Në qoftë se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri nuk shkatërrohet me këta institucione, do të gjenden institucione të tjera”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar