‘SPAK-u, instrument i PS-së’, Berisha: Asgjë nuk ndryshon me Altin Dumanin në krye

23 Dhjetor 2022 | 12:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se puna e SPAK-ut nuk do të ndryshojë, edhe pse tanimë në krye të tij është zgjedhur Altin Dumani.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat në selinë blu, Berisha, pyetur nga Euronews Albania, u shpreh se SPAK-u është një instrument i Partisë Socialiste.

Kjo, sipas tij, tregohet edhe me faktin që kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj nuk janë thirrur në SPAK për çështjen e inceneratorëve.

“Unë, në konferencën e shkuar, denoncova betejën e hapur që u zhvillua midis kryeministrit dhe ambasadores Kim për kreun e SPAK-ut, çka e bëri këtë proces të denjë për realizmin fantastik të Garsia Marquezi-t. Por në fund unë e mbylla: njëri quhet Taulant, tjetri quhet Damian, kur vjen puna te emrat. Nuk ka asnjë lloj, nuk ndryshon gjë aty.

Ai është një instrument i partisë. Tani, siç është zhytur partia, eksponentët e saj në korrupsion, zhytet edhe seksioni i drejtësisë së saj. Rastet që thashë unë janë të vërteta. Të përjashtosh Subashin ti, që të gjitha firmat dalin nga bashkia, për akuzën e Fierit; të fshehësh dokumentat për Arben Ahmetajn brenda skapit, kjo tregon që aty vlojnë milionat e eurove të djegsave”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026