Ngjela: SPAK-u të kapë ‘peshkaqenët e mëdhenj’, ose do ndërhyjë forca ushtarake
Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk do të arrestojë zyrtarët e lartë që janë përfshirë në korrupsion, atëherë do të ndërhyjë forca ushtarake, pasi nuk ka rrugë tjetër.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se SHBA-të nuk mund të lejojnë korrupsionin në Shqipëri, sepse na konsiderojnë vend aleat.
“Shoqëria mezi e pret hakmarrjen e saj ndaj vjedhësve. I kanë vjedhur, i kanë fyer, i kanë detyruar të emigrojnë me fëmijë, me prindër. Të gjitha këto krijojnë një akumulim hakmarrës brenda vetes, ose qoftë edhe një fenomen reaktiv kundër atyre që i kanë katandisur në këtë gjendje. Duke filluar nga kjo dhe në qoftë se SPAK-u fillon goditjen e anti-korrupsionit, e këtyre peshkaqenëve të mëdhenj që kanë grabitur popullin, menjëherë do ketë një vlerë të re në moralitetin shqiptar, do fillojë një besim ndaj shtetit shqiptar dhe shoqëria do fillojë të çlirohet së brendshmi nga ato pengje që ka.
Atëherë, do ta bëjë SPAK-u këtë? Vetëm t’ju them një gjë, ose do ta bëjë SPAK-u, ose do ta bëjë forca ushtarake, nuk ka rrugë tjetër. Patjetër, do kalohet atje sepse ata që po e drejtojnë, e kanë metodë këtë. Si do e lënë ata korrupsionin në një vend që e kanë aleat të tyre”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta