SPAK për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj: T’i konfiskohen 7 pasuri në Lezhë e Vlorë

22 Dhjetor 2022 | 15:10

SPAK ka dërguar në gjyq dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, duke kërkuar edhe konfiskimin e pasurive të tij.

Struktura antikorrupsion kërkon konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 garazheve, 1 dyqani në Ishull Lezhë dhe një toke në Vlorë, nën zotërimin e Zenelajt.

Ish-gjyqtari i lartë akuzohet për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë.

Zenelaj u tërhoq nga sistemi drejtësisë para se të kalonte në filtrin e Vettingut. Ai nuk është ish-zyrtari i vetëm i lartë I drejtësisë që po hetohet e gjykohet nga SPAK për fshehje pasurie. Më herët të pandehur janë marrë edhe ish kryetari i gjykatës kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtari i kushtetueses Fatos Lulo apo ish gjyqtari i gjykatës së lartë Shkëlzen Selimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026