FIFA publikon renditjen e kombëtareve | Brazili në krye, Maroku ngjitet me 11 vende
FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve, e cila do të jetë dhe e fundit për vitin 2022. Brazili qëndron në krye edhe pse nuk zhvilloi një kupë bote shumë pozitive, teksa në vendin e dytë janë kampionët e saposhpallur të Argjentinës.
Franca po ashtu është ngjitur me një vend në renditje, ndërsa skuadra e djajve Belgjika ka humbur 2 pozicione.
Zhvillimin më të mirë e kanë pasur skuadra si Kroacia dhe Senegali, ndikuar këtu nga ecuria e tyre në Botëror. Sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një pozicion duke u ngjitur të 66-ët , ndërsa Kosova në vendin e 107.
Zhgënjim në listë ka qenë dhe kombëtarja e Gjermanisë, e cila ka zbritur në vendin e 14, teksa para tyre qëndrojnë SHBA.
Italia pavarësisht se nuk ishte pjesë e Botërorit është ndër 10 më të mirat, konkretisht e 8-a. Ndër rivalët e kuqezinjve në Europianin e 2024-ës, vendin më të lartë e ka Polonia e pas tyre Republika Çeke.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve