Paradoksi me lejet e ndërtimit, popullsia po ulet, stoku vazhdon të rritet
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP ka publikuar një studim që nxjerr të dhëna paradoksale për sektorin e ndërtimit.
Gjetjet zbulojnë se nga viti 2017, po ndërtohen banesa e biznese, për të cilat nuk ka kërkesa për blerjen e tyre. Në Shqipëri kërkesat për blerje pronash, janë shumë më të ulëta se lejet e ndërtimit.
Kjo qasje del në një studim të realizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, i cili thotë se burimet e kërkesës së madhe për leje të reja ndërtimi janë të paqarta, ndërsa popullsia po zvogëlohet dhe një pjesë e konsiderueshme e banesave janë të lira.
Studimi vlerëson se në 8 vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 102%, ku hovi i madh nisi pas vitit 2017.
Në ndërtimet e kryera, Tirana mban peshën kryesore me 62% të vëllimit ndjekur nga Durrësi me 7%. Po ashtu, sipas qëllimit të ndërtimit, 76% e njësive janë apartamente.
Një e dhënë kontradiktore në studim del edhe në raportin e rritjes së popullsisë në kryeqytet me volumin e ndërtimit.
Në dekadën e fundit popullsia është rritur 4% ndërsa stoku i banesave 27%.
Edhe në raport me rajonin dhe BE-në, sektori i ndërtimit në Shqipëri duket që po zhvillohet me shpejtësi të shumëfishtë, edhe pse nuk jep një përgjigje me logjikë ekonomike sa i përket ofertë-kërkesës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë