‘Parisi i Ballkanit’, National Geographic repotazh për Voskopojën

24 Dhjetor 2022 | 16:40

National Geographic i ka kushtuar një reportazh Voskopojës.

Teksa e cilëson si ‘Parisin e Ballkanit’, në artikull shkruhet se në Voskopojë gjendjen 5 kisha ku shfaqet madhështia e artit të afreskut të krishterë ortodoks.

“Nuk ka objekte të tjera në Shqipëri apo në botë si kishat e Voskopojës dhe afresket e tyre. Qeveria i caktoi ato Monument Kulture dhe në vitin 2020 njohu qendrën e fshatit ku ndodhen shumica e tyre si Ansambël Historik”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Voskopoja u cilësua si ‘Parisi i Ballkanit’ në vitin 1760 sipas disa vëzhguesve, pasi pikërisht atëherë  ajo fillojë të lulëzojë.

Në atë kohë, Voskopoja kontrollonte një rrugën tregtare tokësore midis Adriatikut dhe Stambollit, që lidhte osmanët me dogët në Venecia, habsburgët në Vjenë dhe më gjerë, duke i sjellë fitime të mëdha.

Në kulmin e saj, funksiononin rreth 50 esnafe artizanale, duke tërhequr dhe trajnuar artizanë si rrobaqepës e argjendarë. Për njëfarë kohe, Voskopja  kishte të vetmen shtypshkronjë në Perandorinë Osmane.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026