Çmimet Kombëtare të Letërsisë, vlerësohen autorët që spikatën në vitin 2021
Çfarë do të mund të bënim pa shkrimtarët? Në një mbrëmje të mbajtur në hollin e Akademisë së Arteve, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka nderuar me çmime autorët, shkrimtarët dhe përkthyesit të cilët kanë spikatur në fushën e letrave për vitin 2021.
Në fjalën e saj, Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli u ndal tek rëndësia e këtij momenti, që merr kohë për të vlerësuar figurat e letërsisë.
Teksa, ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj përshëndetëse u ndal tek sfida, e të lexuarit në gjuhën shqipe në ditët e sotme.
Në këtë edicion, çmimin për romanin më të mirë të vitit e rrëmbeu Agron Tufa me “Ngjizjen e papërlyeme’’, një libër që gërsheton fantastiken me groteskun përmes një rrëfimi mjeshtëror.
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit shkoi për Durim Tacin teksa vëllimi më i mirë poetik iu dha shkrimtarit Visar Zhiti me librin ‘’Dorëshkrimet e burgut’’, çmimi u tërhoq nga Andreas Dushi, i cili lexoi edhe fjalën përshëndetëse të Zhitit.
Me çmime u nderuan edhe Anila Kadija për librin më të mirë për fëmijë, Saverina Pasho për përkthimin më të mirë dhe Persida Asllani për veprën më të mirë studimore.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë