Protesta e naftëtarëve, Ëngjëllushe Zenelaj: Vetëm roli rregullator i shtetit mund t’i japë zgjidhje situatës

5 Tetor 2020 | 07:31

Pedagogia nga Ballshi, Ëngjëllushe Zenelaj në një intervistë për Euronews Albania foli më tepër rreth protestës së naftëtarëve të cilën e konsideroi një ngjarje të rëndësishme për të cilën nuk duhet heshtur.

Si një person që është marrë me problematikën e naftëtarëve që në gjenezë, ajo konfirmoi se kjo situatë ka nisur që prej shitjes së uzinës.

Zenelaj foli gjithashtu rreth kritikave të njerëzve që akuzojnë naftëtarët për situatën në të cilën gjenden, duke theksuar se edhe sikur problemi të jetë tek naftëtarët shteti është në mes për të vënë në funksion rolin rregullator të tij.

“Është shitur (rafineria e naftës) kompani pas kompanie pa një transparencë të qartë, pra këta naftëtarët, këta punonjësit janë të fundit që e marrin vesh ose nuk e marrin vesh fare se ku përfundojnë. Këtyre (naftëtarëve) thjesht ju serviret një kontratë përpara por nuk kanë asgjë më tepër, asnjë informacion më tepër “,- tha ajo.

Ajo çfarë pedagogia e konsideroi si anormale është dhe heshtja e institucioneve shtetërore apo heshtja e përfaqësuesve ligjor të kompanive.

Në fjalën e saj pedagogia solli në vëmendje se industritë e naftës dalin në çdo vend me fitim, vetëm në Shqipëri dalin me humbje dhe sqaroi për Euronews Albania se pagat janë të prapambetura që nga viti 2015.

Znj. Zenelaj solli dhe një herë në vëmendje faktin që këta punonjës kanë fituar gjyqin dhe vendimi i gjykatës për të marrë pagat e tyre nuk po respektohet.

“Kush janë këto institucione që ngrihen mbi vendimin e një gjykate?” – u shpreh Zenelaj.  

E pyetur nëse mendon se shteti ka diçka në dorë për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë situatës, ajo u shpreh e bindur se roli rregullator që shteti ka mund t’i japë fund këtij problemi. Ndër të tjera ajo përmendi se shteti minimalisht duhet t’i ulë palët në tryezë për aq kohë sa punonjësit e një kompanie dalin në mënyrë kaq të shpeshtë në protestë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Naftëtarët e Ballshit në grevë, Sokol Dautaj: Jemi rrugëve dhe pa asnjë përkrahje ekonomike

Naftëtarët në grevë urie, pas dy javë protestash për rrogat e prapambetura

Protesta e naftëtarëve, Dautaj: Nuk janë përmbushur asnjë nga detyrimet, kërkojmë përgjigje finale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026