3 pasaportat më të fuqishme në botë
Qytetarë të tri vendeve aziatike, Japoni, Singapor dhe Kore e Jugut mund të udhëtojnë lirisht në pjesën më të madhe të globit.
Këtë mundësi ofrojnë pasaportat e këtyre shteteve, të cilat konsiderohen në vitin 2022 si pasaportat më të fuqishme në botë.
Më tej, renditen thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, përfshi Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e madhe, ku banorët e këtyre vendeve mund të shfrytëzojnë pasaportat e tyre për të udhëtuar pa pengesa në mbi 180 shtete.
Në vlerësimin që bën firma këshilluese globale Henley & Partners, Shqipëria renditet në vendin e 53, ku banorët mund të udhëtojnë në 115 shtete.
Kjo na rendit në vendin e parafundit në rajon, i cili kryesohet nga Serbia dhe mbyllet me Kosovën.
Ndërkohë, listën ku mundësia për të udhëtuar jashtë kufijve është e kufizuar e mbyllin shtetet aziatike të lindjes së mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura