Sa do të jetë rritja ekonomike vitin e ardhshëm? Përgjigjet eksperti i ekonomisë

26 Dhjetor 2022 | 19:06

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se rritja ekonomike për vendin tonë në vitin 2023, pritet të jetë 2.4%, sipas parashikimeve edhe nga FMN-ja.

Për Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se rritja parashikohet të jetë e vogël, për faktin se inflacioni do të vijojë të jetë i lartë.

Sipas tij, nëse në 6 muajt e parë do të kemi një periudhë të mirë hidrike, rritja ekonomike mund të shkojë deri në 2.6%.

“Është një rritje e vogël, qeveria mendon të jetë pak më rozë, 2.4%. Pse ndodh e tillë? Sepse do vazhdojë të kemi një inflacion shumë të lartë. Inflacioni grryen rritjen ekonomike, të grryen çmimi i lartë vlerën e parasë që ke në xhep. Pavarësisht që mund të kesh një indeksim të pagës që merr apo pensionit me nivelin mesatar të inflacionit.

Sërish do kemi më pak konsum dhe kjo është arsyeja pse pritshmëritë janë shumë më të ulëta. Gjykoj se ndoshta nëse kemi një periudhë hidrike të mirë në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm, rritja mund të jetë deri në 2.6%”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026