Gjallërohet ekonomia, në verë rritja e PBB-së 4%, edhe konsumi u shtua në popullatë

23 Dhjetor 2022 | 16:26

Ekonomia e vendit u rrit 4% në periudhën e verës. Turizmi dhe ndërtimi ishin sektorët kryesorë të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto në këtë nivel, ndjekur nga tregu i pasurive të paluajtshme.

Numri i madh i turistëve që zgjodhën plazhet shqiptare në muajt e nxehtë i dhanë hov edhe konsumit.

Shpenzimet u rritën me gati 8% krahasuar me verën e kaluar.

Edhe ndërtimi, si një nga burimet kryesore të rimëkëmbjes, u zgjerua me afro 11% në tremujorin e tretë.

Në bumin e ndërtimeve, edhe tregu i pasurive të paluajtshme stimuloi rritjen e ekonomisë vendase.

Nga ana tjetër, industria nxjerrëse, energjia elektrike, taksat dhe arsimi nuk dhanë kontribut pozitiv.

Ndërkohë, bujqësia që mban peshën kryesore të ekonomisë ka pasur rritje të lehtë me 0.2%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026