Ushtria serbe në Kosovë? Analistja: Nuk ndodh kurrë, Vuçiç thjesht propagandon
Analistja Afërdita Maliqi e konsideron propagandë, kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Maliqi u shpreh se Serbia është e vetëdijshme se nuk është e lehtë të sulmosh KFOR-in, por edhe nëse e bën, do të hynte në luftë me NATO-n.
“Kjo është pjesë e propagandës së Serbisë dhe pjesë e asaj për t’i hedhur pak benzinë zjarrit. Edhe Serbia e di që nuk është shumë e lehtë të sulmosh KFOR-in. Edhe nëse e ke sulmuar KFOR-in, ke hyrë në luftë me NATON-n.
Ajo është e vetëdijshme. Por ata e kanë propagandën mjet force dhe mjetin kryesor për popullatën e vet atje dhe për popullatën serbe që jeton në Kosovë. Nuk ka shanse që ushtria serbe të hyjë në territorin e Kosovës”, theksoi ajo.
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, të mbajtur të hënën, Zyra e Kryeministrit theksoi se qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim të Këshillit të Sigurisë të Kosovës lidhur me situatën në veri, në ditën e 17-të që nga ngritja e barrikadave në atë pjesë.
Barrikadat u ngritën në shenjë proteste nga disa serbë lokalë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i akuzuar për sulmin në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)