Shkrihen Krimet e Rënda, KLP transferon në rrethe prokurorët

12 Dhjetor 2019 | 08:14

Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të transferojë në rrethe një pjesë të prokurorëve të Prokurorisë së Shkallës së Parë dhe Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda pas krijimit të SPAK-ut.

Ngritja e Strukturës Speciale, që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta, çon në mbylljen e  këtyre dy prokurorive.

Shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, do të rikthehet në Durrës, kurse ish-kryeprokurorja Arta Marku u emërua Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Pas 15 vitesh funksionim, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që 14 prokurët, të cilët ushtronin detyrën në këtë institucion, do të transferohen në prokuroritë e rretheve dhe kryesisht në atë të Tiranës.

Vendimi hyn në fuqi në datën 19 dhjetor, ditë kur kompetencat e Krimeve të Rënda do t’i kalojnë SPAKUT. Po me 19 dhjetor, tetë prokurorët e emëruar në SPAK, do të bëjnë betimin e tyre tek Presidenti i Republikës.

Në datën 20 dhjetor do të nisë funksionimi i institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë së re. Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së tregoi në përfundim se çdo të ndodhë me Krimet e Rënda.

“Në datën 20 nuk do të ketë më Prokurori dhe Gjykatë të Krimeve të Rënda. Ne kemi koordinuar qoftë me Presidentin, qoftë me Këshillin e Lartë Gjyqësor, që në atë datë institucionet e reja të jenë në eficensë,” – tha Ibrahimi.

Në datën 18 dhjetor, Këshilli do të zhvillojë seancat dëgjimore me tre prokurorët që kanë kandiduar për të marrë drejtim e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraj dhe Edvin Kondili.

“Dosjet e tyre janë tashmë në Këshill. Do t’i vihen në dispozicion anëtarëve. Ne kemi një rregullore për vlerësimin e tyre dhe do t’i dëgjojmë në datën 18,” –  u shpreh kreu i KLP-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026