Patriarku Porfirije takon Vuçiçin: Ruajeni me çdo kusht paqen në Kosovë
Patriarku Porfirije ka zhvilluar një takim këtë të martë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin diskutoi edhe për situatën aktuale në Kosovë.
Pas takimit, Porfirije u shpreh se duhet bërë gjithçka që të ruhet paqja me çdo kusht, shkruan N1.
“E përsërita dhe nënvizova atë që thotë vetë presidenti, se duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen me çdo kusht dhe personalisht i kam kërkuar presidentit, si dhe gjithë qeverisë, të cilën po i kërkoj nëpërmjet tij, të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen. Mos të ketë konflikte të armatosura, sepse nuk do t’i sjellin askujt të mirë”, theksoi ai.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka vendosur një kusht Kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Porfirije, në mënyrë që këtij të fundit t’i mundësohet kërkesa për zhvillimin e një vizitë në Kosovë.
Përmes një njoftimi, ky institucion deklaroi se partiarkut Porfirije i është kërkuar që të dënojë apo distancohet nga “veprimet e pjesëtarëve të Kishës që po i ofrojnë përkrahje grupeve kriminale në veri të Kosovës” të cilët janë “përgjegjës për barrikadat” e ngritura në atë pjesë.
Porfirije ka bërë kërkesë më 23 dhjetor që të qëndrojë në Kosovë për tri ditë, 26-28 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta