Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Becchettin

Francesco Becchetti
27 Dhjetor 2022 | 16:40

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një pjese të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kishin kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen në arbitrazh të biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Në arsyetimin për vendimin e dhënë, Gjykata është shprehur se nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

Ky vendim është përfundimtar, hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare dhe do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577.

Shqipëria ka kërkuar përjashtimin e një gjyqtari zviceran nga dëgjimi në Arbitrazhin e Bankës Botërore në Uashington të kërkesës për rishikim të gjobës 110 milionë euro të vendosur në çështjen ‘Beccheti’.

Pala shqiptare ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Çarls Ponset, që u përzgjodh pasi dy emra të tjerë të Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve nuk u përzgjodhën me arsyetimin se nuk mund të gjykonin kërkesën.

Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për anulim të gjobës 110 milionë euro duke paraqitur para arbitrazhit ndërkombëtar të Uashingtonit një dosje me prova të reja.

Mes provave të përfshira në dosje është edhe fakti që Francesco Beketi është dënuar me 17 vite burg nga drejtësia shqiptare për akuzën e krijimit të një skeme mashtrimi me TVSh-në dhe pastrim parash.

Paralelisht me apelimin e gjobës, qeveria shqiptare ka parashikuar në buxhet fondin prej 110 mln eurosh në rast të një vendimi përfundimtar, që e lë atë në fuqi nga ana e arbitrazhit ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026