Ballshi i “mbytur” në lista, punonjësit e rafinerisë hyjnë në borxhe edhe në farmaci

5 Tetor 2020 | 17:21

Shtimi i listave i ka detyruat tregtarët e Ballshit që të mos japin më ushqime me listë, pasi janë duke falimentuar.

“Ka nga që kanë deri në 900 mijë lekë të vjetra borxh”, tregon pronari i një dyqani pakice.

Shpresa e vetme për ta është që uzina të rifillojë nga puna dhe naftëtarët të marrin pagat e prapambetura e të kenë mundësi të shlyejnë borxhet.

“Nuk besoj se do të jap më hua, ka rënë puna”, shprehet një shitës.

Por, në Ballsh nuk ka listë vetëm në dyqanet ushqimore, e njëjta situatë paraqitet edhe në farmacitë e qytetit.

Njëri nga borxhlinjtë e kësaj farmacie është Hasan Yzeiraj, të cilin e takuam në farmaci teksa po merrte ilaçet e këtij muaji.

“Kemi sëmundje nga më ë ndryshmet. Jemi me borxhe. Marr 70 mijë lekë çdo muaj, një pjesë e mora me borxh”, tregon ai.

Jashtë kamerave, punonjësit e farmacive thonë se janë të shqetësuar pasi kjo situatë po i rëndon.

Të rinjtë e Ballshit janë larguar duke mos pasur asnjë mundësi tjetër, ndërsa ata që kanë mbetur jetojnë me shpresën se një ditë nga oxhakët e uzinës do të dalë tym, dhe rrugëve të Ballshit do t’u rikthehet sërish gjallëria e dikurshme.

 

Lexoni gjithashtu:

Greva e urisë së naftëtarëve, punonjësit e rafinerisë së Ballshit kërkojnë 26 pagat e prapambetura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026