Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri këtë të mërkurë një analizë të ecurisë ekonomike gjatë tremujorit të fundit.
Gjatë një konference për shtyp, Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike e Shqipërisë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, është 4.02%.
Ajo e cilësoi këtë rritje si një rritje reale dhe më të lartën në rajon.
“Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve. Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7% dhe ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike.
Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4% e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali I zi me 2.8% dhe Serbia me 1%”, tha Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU
- Ibrahimaj: Inflacioni u ul në 7.9% në nëntor, kemi normat më të ulëta se rajoni e BE
- Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania