OKB ultimatum talebanëve që të anulojnë kufizimet ndaj grave
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka denoncuar politikat e qeverisë talebane që synojnë gratë dhe vajzat në Afganistan.
Talebanët i kanë ndaluar gratë të ndjekin universitetin dhe të punojnë për organizatat joqeveritare (OJQ).
Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga kufizimet në rritje për arsimimin e grave, raporton BBC.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i shpreh se kufizimet e fundit “duhet të revokohen”.
Një deklaratë nga Këshilli bëri thirrje për “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave dhe vajzave në Afganistan”.
Ai u kërkoi talebanëve “të rihapin shkollat dhe të ndryshojnë me shpejtësi këto politika dhe praktika, të cilat përfaqësojnë një erozion në rritje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Ndalimi i punonjësve humanitare femra “do të kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për operacionet humanitare në vend”, duke përfshirë OKB-në, shtoi ai.
Guterres tha se kufizimet e fundit ishin “shkelje të pajustifikueshme të të drejtave të njeriut”.
Të paktën pesë OJQ-të kryesore ndërprenë punën në Afganistan pasi gratë u ndaluan të punonin për to nga qeveria talebane.
Care International, Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC) dhe Save the Children thanë se nuk mund të vazhdonin punën e tyre “pa pasur ne staf gra dhe vajza”.
Talibanët arrestuan javën e kaluar pesë gra që merrnin pjesë në një protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, mbi ndalimin e arsimimit të femrave. Janë arrestuar edhe tre gazetarë.
Që nga rimarrja e kontrollit të vendit vitin e kaluar, talebanët kanë kufizuar vazhdimisht të drejtat e grave – pavarësisht se premtuan se sundimi i tyre do të ishte më i butë se regjimi i parë në vitet 1990.
Gratë gjithashtu janë penguar të hyjnë në parqe dhe palestra, mes vendeve të tjera publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut