Shtyhet pretenca për Ardian Çapjan, shkak mungesa e avokatëve

Ardian Capja
28 Dhjetor 2022 | 12:31

Është shtyrë seance gjyqësore e planifikuar të mbahej këtë të mërkurë për Ardian Çapjan dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e  babë e bir, Gentian e Nezir Beqiraj.

Në seancën ku pritej të jepej pretenca nga organi i akuzës, mungesa e avokatëve të të pandehurit Olsi Leku, ka sjellë dhe shtyrjen e gjyqit.

Seanca e radhës u planifikua më 18 janar 2023, në orën 12:00.

Kujtojmë se akuzat ndaj Ardian Çapjas u ngritën mbi bazën e dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani më tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026