“Më mori 160 mijë euro”/ Denoncimet që çuan në burg Viola Sterjon
Janë zbardhur disa nga rastet e mashtrimit që çuan në burg ish- drejtoreshën e Ministrisë së Turizmit, Viola Sterjo.
Hetimi për të ka nisur pas kallëzimeve të disa qytetarëve nga Korça për faktin se Sterjo u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash me qëllim influencimin te institucionet shteterore.
Në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës është bërë një kallëzim nga një qytetar, i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe që donte të ndërtonte aty një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek institucionet shtetërore për të përfituar një grand.
Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë. Por ky nuk është mashtrimi i vetëm i Sterjos, një tjetër qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë asaj shuma të ndryshme, si 9 dhe 28 mijë euro, në mënyrë që ajo të ndërhynte tek institucionet shtetërore për të përfituar një grant prej 1.2 milionë euro për një bujtinë.
Një denoncues i tretë pohon se i ka dhënë Sterjos 160 mijë euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro.
Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ia kthente shumën e lekëve të dhëna. Por ajo vijonte mashtrimin duke i thënë se granti do të rritej nga 2.2 milionë euro dhe do të shkonte në 4.5 milionë euro.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet