Duka: Duhet të mendojmë zgjedhjet parlamentare, Berisha ka afatin e tij politik
Kryetari i PAA-së Agron Duka teksa foli për situatën e krijuar në PD tha se opozita nuk duhet të mendojë vetëm për zgjedhjet lokale por dhe për ato parlamentare të vitit 2025.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se zgjidhja e vetme për t’u futur në zgjedhje është bashkimi në maksimum i zgjedhjeve parlamentare.
Më tej ai tha se opozita duhet të bëjë të pamundurën që të fitojë disa bashki.
“Mendoj se Berisha ka afatin e tij politik. E ardhmja e këtyre të tjerëve është shumë më e gjatë në kohë se sa e ardhmja e Berishës. Nuk duhet të mendojmë vetëm për zgjedhjet vendore, por dhe për zgjedhjet parlamentare. Nëse këta bëhen palë rreth një kandidature, mund të fitohen konsiderueshëm bashki dhe këto përgatisin zgjedhjet parlamentare.
Rruga e vetme dhe zgjidhja e vetme për opiozitën është bashkimi në maksimum i të gjithë forcave politike dhe jo vetëm. Duhet të kthehet në normalitet jeta politike sepse jemi në kushte anormale. 60 bashki i ka partia socialiste, pushteti po përqendrohet në një dorë për fajet tona. Duhet të ndikojmë që të kemi një sasi të konsiderueshme bashkish”- tha Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset