Kosova shpall ‘non grata’ nobelistin austriak që adhuron Millosheviçin
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova ka vendosur të shpallë person “non grata” austriakun Peter Hendke, i cili fitoi çmimin “Nobel” në letërsi. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thekson se Handke nga sot nuk është i mirëpritur në Kosovë.
“Sot kam vendosur të shpall Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, – shkroi Pacolli në Facebook.
Peter Hendke njihet si mbështetës i Sllobodan Milosheviçit dhe për këtë arsye, Kosova duket se ka vendosur që austriaku të mos shkelë më në tokën e Kosovës.
Zgjedhja e Handke nga Akademia Suedeze e Nobelit ngjalli shumë polemika, duke njohur të shkuarën e tij të dyshimtë dhe adhurimin për të ashtuquajturin Kasap i Ballkanit, Slobodan Millosheviçin dhe gjenocidit në Ballkan.
Shumë shtete ballkanike, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë etj., e bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak pak ditë më parë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta