‘Një minutë heshtje për Mbappe’- Sulmuesi francez i përgjigjet talljeve të Martinez

29 Dhjetor 2022 | 14:07

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka folur për herë të parë në lidhje me talljet e portierit argjentinas Emiljano Martinez në drejtim të tij.

Sulmuesi francez ka thënë se nuk do të “shpërdorojë energji për gjëra të tilla të kota”.

“Festimet nuk janë problemi im”, tha Mbappe për RMC Sport.

“Unë nuk harxhoj energji për gjëra të tilla të kota”, shtoi ai.

Kujtojmë se pas përfundimit të Kupës së Botës Martinez bëri thirrje për një minutë heshtje për Mbappe gjatë festimeve në dhomën e zhveshjes.

Portieri i Argjentinës, bëri gjithashtu një gjest të vrazhdë me trofeun e portierit më të mirë të turneut pas fitores së Argjentinës më 18 dhjetor.

Marinez thuhet se do të rikthehet në stërvitje me Aston Villa të enjten, ku menaxheri Unai Emery ka thënë se do të flasë me të në lidhje me veprimet jo sportive

Mbappe, i cili shënoi një ‘hat-trick’ në finale, zbuloi se marrëdhënia me Messin është mjaft e mirë.

“Kam folur me të pas ndeshjes, e përgëzova”, vijoi Mbappe.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026