Menaxherja e lokalit ku u helmuan 3 persona kërkon hetim: Uji ishte i ambalazhuar

29 Dhjetor 2022 | 14:18

Sonila Kruja, menaxherja e restorantit ku janë helmuar 3 personat mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka reaguar duke treguar si ka ndodhur ngjarja.

Ajo thotë se shishja e ujit ka qenë e ambalazhuar dhe ngjarja nuk ka lidhje me lokalin, ndërsa kërkon zbardhjen e ngjarjes nga policia.

“Shishja e ujit ka qenë  e ambalazhuar, ky ujë serviret në lokalin tonë prej vitesh dhe nuk kemi pasur  asnjë lloj incidenti. Kemi njoftuar organet kompetente, kemi dorëzuar kamerat e sigurisë dhe jemi të hapur ndaj të gjitha organeve ligzbatuese për çfarëdolloj kërkese. Nuk ka pasur asnjë lloj neglizhimi  nga ana e stafit. Inkurajojmë organet kompetente për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit dhe të mirëpresim klientët tanë. mbrëmë lokali ka qenë plot dhe të gjithë kanë konsumuar të njëjtin ujë, por askush tjetër nuk ka shfaqur asnjë shenjë helmimi”, tha menaxherja e lokalit.

Euronews Albania mëson se janë kryer analizat edhe të sasisë tjetër të shisheve të ujit të gjetura në lokal dhe kanë dalë të gjitha normale, ndërkohë që shishja që ka shkaktuar helmimin e tre personave është sekuestruar në kuadër të hetimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026