Rama zbulon ndihmën ekonomike për ushtarët dhe nënoficerët
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët e ushtrisë do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja nga Pakoja e Madhe e ndihmës ekonomike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, shefi i qeverisë thotë se kjo ndihmë jepet si përkrahje për përballimin e rritjes së çmimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Rama nënvizon gjithashtu se ndihma për ushtarët dhe nënoficerët, vjen pasi ata janë personeli në radhët e ushtrisë të cilët kanë pagat më të ulëta.
“20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe do u shpërndahen ushtarëve bazë e nënoficerëve që pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagave këtë vit për gjithë ushtarakët tanë, janë ata që paguhen më pak se sa të tjerët në Forcat e Armatosura dhe kështu do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë”, shkruan Rama në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta