Krasniqi: Kurti, marrëveshje të fshehtë me Vuçiçin për largimin e barrikadave
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka bërë marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për largimin e barrikadave në Veri.
Gjatë një konference për mediat, Krasniqi u shpreh se papjekuria e Kurtit e ka sjellë vendin në një situatë të turpshme, ku Vuçiç se çfarë do të ndodhë në territorin e Kosovës.
“Ajo çfarë është evidente tashmë, është fakti se papjekuria totale e kryeministrit Kurti, qasja e gabuar në raport edhe me partnerët ndërkombëtarë, por mbi të gjitha papërgjegjësia e tij për të ushtruar obligimet kushtetuese dhe ligjore që ka kanë sjellë një situatë të turpshme për vendin tonë, ku presidenti serb nga Rashka na tregon si dhe çfarë do të ndodhë në territorin e Kosovës në veri. Kjo është e pashembullt që nuk ka ndodhur kurrë më herët në historinë e Kosovës.
Është tashmë evidente që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur marrëveshje të fshehtë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për heqjen e barrikadave, duke u pajtuar me lirimin e të akuzuarit për terrorizëm, Pantiç, por përveç tij kanë liruar edhe serbët të tjerë, siç ishte rasti i Nedelkoviç që e kanë liruar dje. Tentimi për t’i ikur kësaj përgjegjësie, duke tentuar të linçojë prokurorët dhe gjykatësit është tentim i dështuar”, theksoi ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij.
Ndërsa, mesditën e së enjtes, persona të maskuar kanë nisur heqjen e automjeteve që krijuan barrikadat në lagjen e “Boshnjakëve” në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë