Greva e naftëtarëve, Agron Kapllanaj: Shteti mund ta zgjidhë situatën brenda një dite

7 Tetor 2020 | 05:51

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj foli rreth keqmenaxhimit të rafinerisë së naftës që ka rezultuar deri në këtë gjendje.

Kapllanaj tregoi se uzina deri në vitin 2008 ka qenë një aset shtetëror e më pas privatizimi i saj i parë mund të thuhet se ka qenë një ndër më të suksesshmit.

Më pas në 2013 pronari i rafinerisë në atë kohë e shiti kompaninë bashkë me disa borxhe që kishte akumuluar kompania tek një kompani azere, ndërkohë që me punonjësit nuk kishte asnjë detyrim.

Në fjalën e tij ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër sqaroi se deri në prill të vitit 2015 kompania azere ka qenë shumë korrekte me pagat, deri kur meë pas ata kanë folur me vetë atë për t’i treguar se për shkak të disa presioneve nga shteti do të largoheshin dhe nuk mund ta vazhdonin më ushtrimin e aktivitetit.

Sipas asaj që Agron Kapllanaj tregoi për Euronews Albania, deri në ato momente punonjësit janë paguar rregullisht dhe pas atij momenti uzina ka ngelur në mëshirë të fatit.

Kompania e radhës ishte një kompani amerikane që premtoi madje t’u jepte dhe rrogat e prapambetura naftëtarëve, gjë që nuk ndodhi.

“Mua më vjen keq se si sot këta punonjës janë të braktisur totalisht nga pushteti qendror, nga pushteti vendor. Unë kam kontaktuar me ta dhe atyre nuk u kanë shkuar as të paktën t’i pyesin se si janë, as deputeti i zonës, as kryetari i bashkisë apo dhe aktorë të tjerë politik të cilët kanë ndikim në qeverinë qendrore për të zgjidhur problemin e tyre”,- tha ai.

Sa i përket gjyqit për pagat e prapambetura, ai theksoi se gjyqi është bërë me kompaninë që e kishte në pronësi rafinerinë në atë kohë dhe duke qenë se kompania është larguar uzina u shit në ankand, duke sjellë si pasojë që edhe pse gjyqi u fitua nga naftëtarët, vendimi gjykatës të mos ekzekutohet.

“Shteti duhet të marri situatën në dorë dhe pse jo, nëse e sheh që asnjë kompani nuk është serioze dhe nuk merr përsipër të investojë në atë uzinë ta rimarrë, ta rishtetësojë dhe sigurisht të investojë në atë uzinë sepse ne përveçse kemi rafinerinë e përpunimit të naftës kemi dhe industrinë e naftënxjerrjes”,- tha ai teksa theksoi rëndësinë që ka kjo për tregun vendas.

Sipas tij, qeveria mund ta zgjidhë këtë problem brenda një dite duke marrë fillimisht vendimin për të paguar punonjësit. Agron Kapllanaj solli në vëmendje se edhe pse problemet janë mes punonjësve dhe një kompanie private, është roli rregullator i shtetit ai që mund t’i japë zgjidhje situatës.

 

Lexoni gjithashtu:

 ‘Keqardhje për naftëtarët, por zgjidhja me kompaninë private është komplekse’ – Rama i përgjigjet Euronews Albania

Kreu i PD Lulzim Basha viziton naftëtarët grevistë të uzinës së Ballshit

Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve në grevë, Dautaj: Qeveria po na shpërfill

Ilaçe me para borxh, qëndrimi i Ilva Tare: Shqipëria digjitale s’ekziston në Ballsh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026