‘Për diplomacinë, 2022-shi vit arritjesh’- Ministrja e Jashtme mesazh urimi

31 Dhjetor 2022 | 09:58

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shpërndarë një mesazh urimi për shqiptarët në prag të ardhjes së Vitit të Ri 2023.

Në mesazhin e saj Xhaçka vlerëson disa nga arritjen në fushën e diplomacisë shqiptare, ku si më të rëndësishmet nënvizon mandatin e Shqipërisë si anëtar i përkohëshëm në Këshillin e Sigurimit, hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, më 6 dhjetor.

Në përfundim të mesazhit të saj Xhaçka urn shqiptarët për një vitë të begatë dhe sa më shumë mbarësi në familjet shqiptare.

“Vitit që po mbyllet nuk ishte i lehtë. U përballëm gjatë këtij viti me shumë vështirësi. Pasojat e pandemisë edhe pse janë zbehur nuk janë zhdukur ende, ndërkohë që pasojat e luftës në Ukrainë janë të ndjeshme jo vetëm në jetën e vendit, por edhe në çdo familje shqiptare.

E megjithatë, vitit që po mbyllet ishte edhe një vit suksesesh të mëdha të arritura me shumë punë e shumë përkushtim. Për diplomacinë shqiptare 2022 ka qenë një viti arritjesh të paprecedenta.

Ky vit u hap me marrjen për herë të parë pas 65 vjetësh të mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Në korrik, u hapën negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian duke e çuar procesin e integrimit në një stad tjetër.

Viti u mbyll me mbajtjen në Tiranë të Samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, hera e parë që ky samit mbahet në një vend jo anëtar të BE, çka përbën një vlerësim të jashtëzakonshëm të vendit tonë.

Të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka pësuar Shqipëria duke u bërë sot një vend, që gëzon respektin e partnerëve e aleatëve.

Prandaj teksa hedhim sytë pas nga viti që po mbyllet, besoj që me gjithë vështirësitë që na është dashur të përballojmë, kemi arsye për t’u ndjerë krenarë, e mbi të gjitha, kemi arsye për të parë me optimizëm nga viti që po vjen, me bindjen që përpara na presin ditë më të mira e më të begata.

Më lejoni t’ju uroj të gjithëve nga zemra një vit të ri sa më të mbarë e sa më të begatë për ju e familjet tuaja”, shkruan Xhaçka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026