“LSI u shua”- Kreshnik Spahiu: Pa para mbetën vetëm me 3 deputetë

31 Dhjetor 2022 | 13:57

Analisti Kreshnik Spahiu bëri këtë 31 dhjetor një rezyme të ngjarjeve kryesore politike që shënjuan vitin 2022.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews, Spahiu foli dhe për situatën në LSI, ku së fundmi prej kësaj force politike i është larguar dhe deputeti i Shkodrës Agron Çela, i cili u bashkua me PS-në.

Spahiu tha se LSI ka qenë një forcë politike që është mbajtur përmes parave dhe interesave që krijon përmes të qenit në pushtet. Sipas tij në momentin që këto dy furnitorë shkëputen, atëherë LSI është e destinuar të zhduket.

“LSI-në e ka mbajtur paraja të mbijetojë me pak deputetë në Kuvend, por edhe pushteti. Në momentin që ra nga pushteti dhe u shndërrua në një parti opozitare, mundi të mbajë vetëm 3 deputetë e gjysmë. Dhe këto mundi t’i mbante vetëm se kishte kryetarin president. Dhe në momentin që ke kryetarin president do të thotë që prodhon pushtet dhe vektor interesi. Në momentin kur edhe presidenti ra nga detyra atëherë, LSI u shua si parti. I parapriu edhe me ndryshimin e emrit, por mendoj se logoja e saj do të vijojë edhe për ca kohë, siç kanë vazhduar edhe logot e disa partive inekzistente të cilët PD-ja ua ka blerë logon. Ka nja 4-5 parti që PD u siguron futjen e kryetarit në Kuvend dhe nuk kanë aktivitet politik, të njëjtën gjë do të bëjë edhe Berisha me Ilir Metën”, tha Spahiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026