Kishte shkuar në Itali i vetëm, kush është i mituri që u dogj në qendrën komunitare

1 Janar 2023 | 16:35

Mediat italiane kanë zbulurar identitetin e të riut shqiptar, i cili humbi jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu qëndrën komunitare të të miturve në Udine. Viktima është 17-vjeçari Ledjan Imeraj.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte. Ai studioi për t’u bërë karrocier, i donte malet dhe kërcente vallet popullore të vendit të tij, Shqipërisë”, shkruan UdineToday.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se 17-vjeçari kishte shkuar në Itali i vetëm me ëndrrën për të ndërtuar një jetë dinjitoze.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte. Dhe që e meritonte. Sepse Ledjani lindi në një familje modeste nga Shqipëria. Ai u nis për në Itali në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur fillimisht në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato, i “mirëpritur” në një nga strukturat e shoqërisë kooperativiste Aedis, e cila merret me të miturit e huaj të pashoqëruar në provincën e Udines”, thuhet ën artikull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026