“Mos ma bëni pis”/ Pas kritikave, hiqet nga Youtube versioni i këngës ‘Pyes Lotin’

1 Janar 2023 | 17:15

Është hequr nga youtube version ndryshe i këngës “Pyes Lotin”, i risjellë në skenën e Festivalit të 61-të nga këngëtarët Elsa Lila dhe Capital T.

Ky vendim duket se është marrë pas kërkesës publike të kompozitorit të këngës së njohur, Valentin Veizi, i cili e cilësoi versionin e ri si të shëmtuar.

Kompozitorit i njohur i bëri kërkesë RTSH-së që ta hiqte këngën nga nga çdo platformë, sepse sipas tij është denigruese dhe pa lejen e autorit.

“Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së duke qenë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bënë përshtypje (indinjuan) dy gjëra: E para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit .

Së dyti :Ti (kushdo)mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejte të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ja u them troç edhe një herë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një kënge aq te bukur si kënga “Pyes Lotin” . Prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!”, deklaroi pas festivalit kompozitori.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026