Zeka: Kënga e Albina Kelmendit jashtëzakonisht e mirë për Eurovizion, po përgojohet
Analisti Milaim Zeka e ka vlerësuar si shumë të arritur edicionin e 61 të këngës në RTSH.
Në emisionin Review në Euronews Albania, Zeka u shpreh se kënga e Albina Kelmendit, e zgjedhur nga publiku për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, ka qenë shumë e mirë për këtë format dhe zgjedhje e publikut, ndaj nuk duhet të gjykohet.
Sipas Zekës, i diskutueshëm mund të jetë fakti a i duhet lënë në dorë kjo zgjedhje publikut, që sipas tij në një masë të madhe është pa nivel dhe për më tepër në rastin konkret janë duke përgojuar këngëtaren, duke u marrë me jetën personale.
“Ky festival ka qenë gjithmonë bashkim i të gjithë shqiptarëve. Nëse ti ja ke dhënë të drejtën publikut ta përzgjedhë këngën nuk duhet t’i gjykojmë më për zgjedhjen. Hajde të diskutojmë duhet apo jo ta vendosë publiku. Në një kohë kur kemi 70%-50% e shoqërisë tonë që e lexojnë një shkrim dhe nuk e kupton dhe 70% e analistëve që nuk e kalon nivelin e Facebookut, nuk mund t’i gjykojmë shijet. Janë marrë nëpër rrjetet sociale për ta fyer Albinën, për ta prekur deri tek gjëja më e shenjtë që është familja. Kënga e Albinës ka qenë jashtëzakonisht e mirë për mua. Ajo që më gëzon është fakti që vendimi i jurisë dhe publikut ka qenë shumë i afërt”, tha Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet