Festivali i Këngës me 2 çmime të para, Lako: Publiku e pëlqeu formulën e re

25 Dhjetor 2022 | 20:29

Bojken Lako, këngëtar dhe përgjegjës artistik për festivalin e fundvitit të RTSH u shpreh i kënaqur nga puna e bërë për festivalin dhe rezultatin e arritur.

Në emisionin Review në Euronews Albania Lako komentoi formulën e këtij viti në festival, ku u fituan dy çmime të para; një i festivalit dhe një që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Lako u shpreh se formula e re kishte për qëllim që fokusi të ishte tek festivali jo tek Eurovizioni, siç ka ndodhur vitet e fundit.

“Nuk ishin 2 por 6 çmime, nga të cilat 5 kishin kupën e festivali, ndërsa çmimi i Eurosong kishte një pjatë, diçka ndryshe. Publiku e ka mirëpritur këtë formulë, e pëlqeu, votoi, s’e di ku janë pakënaqësisë. Formula ishte e qartë, në shërbim të artistit dhe në ngritje të një lloj niveli që nesër pasnesër festivali të ketë prurje të reja”, tha Lako.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026