“Më futi duart”- Ylli brazilian akuzohet për abuzim me një vajzë në diskotekë
Dani Alves, lojtari Brazilian me më shumë tituj në historinë e futbollit është vërtetë në telashe.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mbrojtësi i djathtë është duke u hetuar për një sulm seksual të ndodhur në një lokal nate në Barcelonë, dy ditë më parë.
Një vajzë e pranishme në klubin e natës pretendon se ish-lojtari i Barcelonës i ka futur dorën në të brendshme dhe e ka prekur në organet gjenitale.
Dani Alves dhe personat të cilët e shoqëronin mohuan me forcë ngjarjen. Shokët e brazilianit thonë se futbollisti qëndroi për një kohë shumë të shkurtër në klub dhe gjatë asaj kohe asgjë nuk ka ndodhur.
Policia katalanase hapi një hetim pasi mori denoncimin për sulmin e dyshuar seksual. Vajza i është nënshtruar një kontrolli mjekësor në një spital të Barcelonës dhe policia ka marrë tashmë një deklaratë prej saj, ndërsa hetimet në lidhje me rastin vijojnë ende.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh