SPAK-u është vënë në lëvizje për Ervis Martinajn, thotë gazetari
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati deklaroi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është vënë në lëvizje për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, i cili prej disa muajsh rezulton i zhdukur.
Sipas Ferhatit, kontrollet në banesën e Martinajt në Fushë-Kuqë, por edhe të personave të cilët kanë lidhje me të, u kryen me kërkesë të SPAK-ut dhe miratimit të gjykatës.
Ndër të tjera, Ferhati u shpreh se kjo tregon indicie që çështja mund të hetohet nga vetë SPAK-u.
“Janë një sërë çështjesh të gamës së ndryshme, vetëm për korrupsionin po flas këtu, pa kaluar më pas te krimi i organizuar. Padyshim, një nga operacionet më të suksesshme, jam pak i rezervuar kur them e suksseshme, është “Plumbi i Artë”, për shkak se nuk u arrit që të arrestoheshin të gjithë personat e shpallur në kërkim.
SPAK duket që ka edhe një vënie në lëvizje për çështjen më të madhe gjatë vitit 2022, sa i takon zhdukjes së shtetasit Ervis Martinaj. Kontrollet e fundit në Fushë-Kuqe, në banesën e tij, por edhe personave të bashkëlidhur me të, janë pikërisht me kërkesë së Prokurorisë së Posaçme dhe miratim të gjykatës, e cila është një indicie që ndoshta kjo çështje mund të tërhiqet dhe mund të hetohet nga Prokuroria e Posaçme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha