“Nuk dinin ta bënin”- Infantino i përgjigjet kritikave për selfien te trupi i Peles
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar për herë të parë pas kritakave që shpërthyen ndaj tij, në lidhje me fotot selfie që ai bëri duke buzëqeshur përballë arkivolit të legjendës braziliane të futbollit, Pele.
Infantino iu përgjigj kritikëve duke sqaruar se ai thjesht po ndihmonte të pranishmit e tjerë të bënin një foto: “Do të doja të sqaroja se isha i nderuar dhe i përulur që shokët e skuadrës dhe anëtarët e familjes së të madhit Pelé më pyetën nëse mund të bëja disa foto me ta. ” tha ai. “Në rastin e selfie-s, shokët e skuadrës së Peles kërkuan të bënim një selfie të gjithë së bashku, por ata nuk dinin si ta bënin. Kështu që, për t’i ndihmuar, i mora telefonin njërit prej tyre dhe bëra foton për të gjithë”.
Infantino shtoi: “Nëse të qenit i dobishëm për një bashkëlojtar të Peles krijon kritika, unë jam i lumtur t’i pranoj ato dhe të jem i dobishëm për ata që kanë kontribuar për të shkruar faqe legjendare të futbollit.”
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni