Partia e Lirisë: Paketa e qeverisë, alibi që të vazhdojë vjedhjen
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili komentoi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook paketën ekonomike që ofroi qeveria për qytetarët këtë fundvit.
Sipas tij me rritjen e çmimeve u vodhën 500 milionë euro nga populli dhe 80 milionë që po shpërndahen janë alibi për të vazhduar me vjedhjen.
“Qytetarëve në një vit rresht ku çmimet u rritën në mënyrë katastrofike nuk ju dhanë asnjë ndihmë, por vetëm përfituan qindra milionë qe ua ndanë oligarkëve, koncesionarxhinjve dhe tenderxhinjve të përhershëm. Kjo vjedhje ju rezultoi me leverdi shumë të madhe,” – shkroi Vasili.
Ai u shpreh se qeveri nuk uli asnjë taksë, akcizë apo TVSH as për ushqimet e mbijetesës, ndërsa karburantet sipas tij as nuk bëhej fjalë të uleshin.
“Kjo paketë është vetëm alibi që qindra miliona euro të tjera t’u zhvaten qytetarëve me çmimet e larta dhe që të mbushen xhepat e qeverisë dhe klientëve e presta nomeve të saj oligarkë a koncesionarë qofshin,” – shkroi Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta