Avokati: Berisha është nën hetim nga SPAK për 8 janarin

4 Janar 2023 | 12:26

Avokati Besar Logo deklaroi këtë të mërkurë se SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dhunën e ushtruara ndaj selisë së PD-së nga Komisioni i Rithemelimit, më 8 janar 2022.

I ftuar në studion e Euronews, Logu tha se çështja si fillim u mor nën shqyrtim nga prokuroria e rrethit, e cila shpalli më pas moskompetencën dhe e kaloi në SPAK.

Sipas tij personat nën hetim zyrtar janë ish-kryeministri Berisha por dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët drejtonin Rithemelimin në momentin që ndodhi ngjarja.

“Fillimisht çështja nisi kryesisht nga ana e prokurorisë së rrethit dhe me informacionet që unë kam kjo prokurori ka shpallur moskompetencën, duke e referuar çështjen në SPAK. Kjo do të thotë se kemi persona të marrë nën hetim zyrtarisht për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Përdorim i lëndeve piroteknike dhe armëve të ftohta”. Referuar ndryshimeve në kuadër të Reformës së Drejtësi të gjitha veprat penale të zyrtarëve të lartë merren nën shqyrtim nga SPAK dhe GJKKO.

Në hetim do të jetë zoti Berisha, si kreu i Komisionit të Rithemelimit në kohën që ndodhi ngjarja, por duhet të ketë edhe subjekte të tjerë si deputetë të PD-së”, tha Logu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare

30 korrik seanca e ardhshme e Kuvendit. U miratua ne seancen e sotme plenare pasi nuk gjeti dakordesi ne konferencen e kryetareve. Lajm në përditësim….
11:46 | 23/07/2026

Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me rrëzimin e kërkesës së PD që të zgjatej me 3...
11:25 | 23/07/2026

U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në...
11:20 | 23/07/2026