“Enver Hoxha të varte mes pazarit”- Fidel Ylli përplaset ashpër me Baçin për bastet
Është shoqëruar me debate të ashpra mes kreut të KOKSH, Fidel Ylli dhe deputetit Luan Baçi, diskutimi në stduion e Euronews mbi hapjen e basteve.
Presidenti i KOKSH, deklaroi se veset nuk mund të mbyllen me ligj, pasi një gjë të tillë nuk mundi ta bënte as regjimi komunist.
Nga ana tjetër deputeti Baç kërkoi që aktivitetet që janë të lejueshme në Evropë të aplikohen dhe në Shqipëri, por zbatimi të bëhet konform ligjeve.
Pjesë nga biseda:
Fidel Ylli: Do ta mundin Edi Ramën këta me këtë lloj politike?!
Luan Baçi: Po pse se bëre zhurmën më përapra ti!
Fidel Ylli: E kam bërë unë zhurmën!
Luan Baçi: Pse e bën zhurmën ti pas 4 vitesh?
Fidel Ylli: U kam thënë bëni një studim dhe bëjeni siç e ka gjithë bota. Si është më mirë të hapen apo të mbahen në të zezë kjo është pyetja ime?
Luan Baçi: Vërtet mendon ti që ka njerëz kaq të fuqishëm që i mbajnë hapur. I mban policia, shefat e komisariatëve të cilët janë të përfshirë të gjithë aty dhe me lejen e Edi Ramën.
Fidel Ylli: Enver Hoxha të varte mu në mes të pazarit, mu te 15 katëshi luhej në kohën e Partisë së Punës, e s’i mbylli dot. Do t’i mbylli Edi Rama, apo do t’i mbyllni ju?! Nuk mbyllet vesi me ligj!
Luan Baçi: Unë personalisht jam që të lejohet çdo aktivitet që zbatohet në Evropë, por duke zbatuar ligjin.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet