OBSH: Kina nuk po tregon shifrat reale për pandeminë

4 Janar 2023 | 20:03

Të dhënat e Kinës për COVID-19 nuk ofrojnë pasqyrën reale të situatës dhe janë shifra më të ulëta sa i përket shtrimit në spitale dhe vdekje nga kjo sëmundje.

Kështu tha më 4 janar një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara pritet të takohen sërish më 5 janar me shkencëtarët kinezë, si pjesë e një përditësimi më të gjerë në mesin e shteteve anëtare lidhur me situatën e pandemisë COVID-19. Shqetësimet janë rritur pasi së fundi Kina është përballur me një shpërthim të shpejtë të virusit.

Të martën, shkencëtarët kryesorë kinezë paraqitën të dhënat para grupit teknik këshillues të OBSH-së, duke thënë se nuk është gjetur asnjë variant i ri i coronavirusit në Kinë, shtet me popullsi prej 1.4 miliard banorësh.

 

LEXONI  GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026